Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Dëbora nxjerr jashtë funksionit rrjetin, mbi 1100 familje mbeten pa energji në juglindje
Reshjet intensive të dëborës kanë sjellë ndërprerje të shumta të energjisë elektrike në disa zona të juglindjes së vendit. Të dhënat e Dispeçerisë Rajonale Korçë tregojnë se një numër fiderësh janë stakuar për shkak të defekteve teknike, duke lënë pa furnizim me energji një numër të lartë abonentësh, kryesisht në zonat rurale. Probleme janë shfaqur në fidërin Cërrvenakë të nënstacionit Gur i Kuq, i cili ka dalë jashtë funksionit për shkak defekti. Ndërkohë, fidëri 4 i nënstacionit Lozhan funksionon pjesërisht, duke shkaktuar ndërprerje për 55 abonentë ruralë në zonat Zerec, Kopesh, Dushar dhe Dobërcan. Pa energji ka mbetur edhe fidëri 9 i këtij nënstacioni, ku rreth 400 abonentë në Zvarisht, Tresovë dhe Dolan janë prekur nga ndërprerja. Ndërprerje janë raportuar edhe në fidërin komunal 3...