Debati për Spitalin e Lushnjës, Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet deputetit Korreshi për gjendjen e rënduar
Deputeti demokrat Saimir Korreshi denoncoi publikisht 4 ditë më parë gjendjen e spitalit të Lushnjës. Sipas tij, godina e urgjencës ku qytetarët marrin shërbime mjekësore nuk përmbush standardet minimale të sigurisë për pacientët dhe stafin mjekësor. Reagoi ministria e shëndetësisë duke sqaruar se pamjet e përdorura nga Korreshi nuk ishin aktuale. “Pamjet dhe deklaratat e fundit për Spitalin Bashkiak Lushnjë, i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimit dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë, për të cilin procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit. Repartet janë transferuar në ambiente funksionale, ndërsa gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen”, ishte deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë. Por Korreshi i sfidoi sërish sot dhe fton...
Burimi:
top-channel.tv