Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

Debati për pagat e gjyqtarëve/ Rama shton sulmet ndaj tyre: Kush jeni ju që të më gjykoni mua?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me debatin mbi rritjen e pagave të gjyqtarëve, duke i kthyer edhe një përgjigje Shoqatës së Gjyqtarëve, e cila tha se “po ushtrohet presion ndaj tyre”. Kreu i qeverisë i qëndron mendimit se iniciativa e tyre për të rritur vetë pagën është një përpjekje e pajustifikueshme dhe  e papranueshme. Rama thotë se Shoqata e Gjyqtarëve shfaqet si një parti politike dhe me një gjuhë, sipas tij të papranueshme për atë cka ata përfaqësojnë. “Jam këtu në një komunikim sepse jam i surprizuar nga një reagim i pabesueshëm i shoqatës së gjyqtarëve lidhur me shqetësimin e ngritur nga unë për një përpjekje që në këndvështrimin tim është e pajustifikueshme, e papranueshme dhe e pa gëlltitshme për t’ju imponuar...