Debati për pagat e gjyqtarëve, Ndreca: Deklaratat e Ramës janë opinione, jo ndërhyrje
Juristi Plarent Ndreca ka komentuar rritjen e pagave të gjyqtarëve. Për të kërkesa e shoqatës së gjyqtarëve për rritje të mëtejshme të pagave ka tejkaluar kufijtë që përcakton Kushtetuta. Ndreca shton se Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tyre nuk mund të ulen, por nuk ka një detyrim për nivel të caktuar. “Anëtarët e shoqatës së gjyqtarëve që kanë bërë kërkesën e kanë tejkaluar atë kufi që Kushtetuta përcakton. Kushtetuta përcakton që pagat e gjyqtarëve dhe përfitimet e tjera nuk mund të ulen, pra askund nuk thuhet që pagat e magjistratëve duhet ët kenë një nivel të caktuar sepse përcaktimi i niveleve është i kompetencave ekzekutive dhe legjislative, pra i dy pushteteve. Hierarkia e pagave, renditja e tyre, niveli i tyre përcaktohen...
Burimi:
kohajone.com