Debati mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve, ministri Gogu: Kushtetuesja jo një komision pagash

Debati mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve, ministri Gogu: Kushtetuesja jo një komision pagash

Ministri i Shtetit, Toni Gogu ka komentuar debatin mes qeverisë dhe shoqatave të gjyqtarëve e prokurorëve për çështjen e pagave, duke theksuar se qeveria nuk synon ulje pagash dhe se thelbi i konfliktit lidhet me kompetencat kushtetuese për piramidën e pagave. ”Në asnjë rast qeveria shqiptare nuk synon uljen e pagave të gjyqtarëve. Asnjë rast. Është e kundërta”, u shpreh Gogu gjatë një interviste televizive. Sipas tij, ajo që po kërkohet është që Gjykata Kushtetuese të vendosë për pagat, gjë që sipas ministrit do të ishte devijim i rolit të saj. ”Gjyqtarët po kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të kthehet në një komision pagash, t’i marrë kompetencën Kuvendit për të caktuar pagat dhe piramidën e pagave”,-tha ai. Gogu e vendosi debatin në kornizën e integrimit europian,...