Debate për ujësjellësin në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu kritikon shtrenjtimin e ujit

Debate për ujësjellësin në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu kritikon shtrenjtimin e ujit

Bashkia Lezhë ka vendosur të mos përfaqësohet më në bordin e Shoqërisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve, edhe pse ka 30% të aksioneve. Ky vendim u mor për shkak të pakënaqësive me mënyrën e drejtimit të shoqërisë dhe rritjen e çmimit të ujit, e cila u miratua pa marrë parasysh kundërshtimet e Këshillit Bashkiak. Gjatë një mbledhjeje të Këshillit, kryebashkiaku Pjerin Ndreu kritikoi menaxhimin e financave dhe funksionimin e ndërmarrjes. ”Ajo që më ka shqetësuar është tendenca e herë pas hershme për të rritur çmimin dhe pasi kemi kundërshtuar ne është rritur çmimi. Në Shëngjin, nëse mbytet me ujë, e keni ju për detyrë për të shkuar, por nuk merrni asnjë masë, nuk çoni asnjë mjet apo nuk çoni asnjë punëtor. Shkojmë ne si bashki dhe bëjmë...