Debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, PD kërkon mbledhje me dyer të hapura

Debate në Këshillin e Imunitetit për çështjen ‘Balluku’, PD kërkon mbledhje me dyer të hapura

Këshilli i Imunitetit është mbledhur sot për rastin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu mëson se mbledhja me dyer të mbyllura është shoqëruar me debate. Kjo pasi demokratët kanë kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer të hapura, gjë që nuk është pranuar nga socialistët. “Në parim, mbledhjet e organeve të Kuvendit janë të hapura dhe nuk ka asnjë arsye që kjo mbledhje të mbahet me dyer të mbyllura. Ju zoti Kryetar keni detyrimin që ta hidhni këtë në votim. Nuk mund t’i fshiheni publikut vjedhjen nga Belinda Balluku të miliona eurove, apo bashkëfajësinë e Edi Ramës në këtë çështje””, ka thënë Gazment Bardhi. Ndërkaq, kujtojmë se SPAK përfaqësohet nga tre prokurorë në mbledhje, teksa pjesëmarrës është edhe kreu i...