Debate në gjykatë për dosjen “Partizani”, Malltezi ‘sulmon’ prokurorët: Ngritën akuzë politike! Ç’ndodhi në seancë

Debate në gjykatë për dosjen “Partizani”, Malltezi ‘sulmon’ prokurorët: Ngritën akuzë politike! Ç’ndodhi në seancë

Jamarbër Malltezi TIRANË- Seanca e sotme gjyqësore për dosjen "Partizani" është shoqëruar me debate, teksa Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish kryeministrit Sali Berisha, ka zbuluar detajet për mediat. Pas përfundimit të seancës, në një prononcim për gazetarët, Malltezi e cilësoi procesin si një “përndjekje politike” dhe jo si ndjekje penale. Sipas Malltezit, në seancën e sotme, u paraqitën elementë që kishin të bënin me gënjeshtra. Malltezi ka debatuar gjithashtu për për terminologjinë e përdorur ndaj prokurorëve. Gjykata ndërhyri për termin e përdorur nga Malltezi, duke kërkuar që ai t’u drejtohej atyre vetëm me "prokuror".  "Po si t’ua them prokuror, ata janë prokurorë politikë që ngritën një akuzë politike", është shprehur Malltezi, teksa ka shtuar se 'prokurorët politikë' e ka artikuluar edhe më parë.  Ai ngriti akuza ndaj prokurores Enkeleda...