Datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare
Ministria e Arsimit ka miratuar dhe publikuar datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Ministrja Mirela Kumbaro ka treguar edhe datat se kur do të zhvillohen provimet. Më 19 qershor do të zhvillohet provimi i Gjuhës Shqipe, ndërsa më 22 qershor do të zhvillohet provimi i gjuhës amtare për nxënësit e pakicave kombëtare. Më 25 qershor do të zhvillohet provimi i Matematikës dhe më 30 qershor nxënësit do të testojnë njohuritë për Gjuhën e Huaj. Postimi i ministres Janë publike datat e Provimeve Kombëtare të Arsimit Bazë 19 qershor-Gjuhë Shqipe 25 qershor-Matematikë 30 qershor-Gjuhë e huaj 22 qershor-Gjuhë amtare për nxënësit e pakicave kombëtare Për më shumë informacion, lexoni udhëziminhttps://arsimi.gov.al/newsroom/udhezim-nr-2-dt-30-01-2026-2/ Telefonat në shtëpi dhe dijet në mendje, sepse aty e marrin vlerën e vërtetë...
Burimi:
kohajone.com