Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë
Nga ora 14:00 e së martës, 3 shkurt, mjetet e vogla dhe peshkarexhat nuk do të lejohen të dalin në det në Vlorë. Shkaku, sipas Kapitenerisë së Portit të Vlorës, janë kushtet e përkeqësuara të motit që pritet të prekin gjirin e Vlorës dhe detin e hapur. Sipas parashikimit, në det do të fryjnë erëra të forta nga jugu dhe juglindja, deri në 8–9 ballë, me shpejtësi që shkon deri në 45 metra në sekondë. Dallgët pritet të arrijnë nga 3.5 deri në 6.5 metra, duke e bërë lundrimin të rrezikshëm, sidomos për mjetet e vogla. Për këtë arsye, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar daljen në det të varkave dhe mjeteve të peshkimit deri në orën 06:00 të mëngjesit të 5 shkurtit. Autoritetet...
Burimi:
gijotina.com