Dalja e lumit Seman nga shtrati, përmbyten stallat e bagëtive dhe pularive, fermerët apel për ndihmë

Dalja e lumit Seman nga shtrati, përmbyten stallat e bagëtive dhe pularive, fermerët apel për ndihmë

Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Mbrostar Ura, duke shkaktuar përmbytje të konsiderueshme. Si pasojë, janë përmbytur stalla bagëtish dhe pulari, duke vënë në rrezik serioz jetesën e fermerëve. Korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni raporton se banorët janë ankuar për situatën e rëndë dhe kanë kërkuar ndihmë urgjente nga shteti për të nxjerrë bagëtitë nga uji dhe për të përballuar pasojat e përmbytjes. Top Channel