Dalja e lumit Seman, nën ujë banesa, biznese e toka bujqësore
Nuk ka ende një bilanc nga dalja e lumit Seman në zonën e Mbrostarit, zona më e prekur nga dalja nga shtrati e lumit, por duket se do të jetë i lartë, jo vetëm në tokat bujqësore të fermerëve, tek blegtorët por dhe ekonomitë e tyre përsa i përket dëmeve të bazës ushqimore të bagëtive, por edhe të vetë bagëtive të mbytura, si të imëta, dele, por edhe shpendë në pularitë e përmbytura brenda argjinaturës. Ndërkohë nën pushtetin e ujit janë edhe banesa por edhe lokale, ndërsa e njëjta situatë paraqitet edhe në zonat e tjera të përmbytura nga Semani si Grecalli, Mujalli, Beline dhe Petovë, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni. Për këtë arsye ekipet e Bordit të Kullimit janë në monitorim të...
Burimi:
top-channel.tv