Dalja e lumit Osum nga shtrati, përmbyten serat në Dimal/ Fermerët: Kemi shpenzuar dy milionë lekë vetëm për fidanët, duam ndihmë nga shteti

Dalja e lumit Osum nga shtrati, përmbyten serat në Dimal/ Fermerët: Kemi shpenzuar dy milionë lekë vetëm për fidanët, duam ndihmë nga shteti

Serat në fshatin Arrëz të bashkisë Dimal janë përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Osum, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zonës. Një prej tyre shprehet në “Ti Raporton” se vetëm për fidanët ka shpenzuar rreth 2 milionë lekë dhe kërkon ndihmë nga shteti për të paktën të kompensohet për këtë humbje. Sipas banorëve, kjo është hera e katërt që përmbytjet përsëriten, duke e bërë situatën gjithnjë e më të rëndë. Top Channel