Dalin shifrat, sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë?
Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve të vendit janë një potencial I jashtëzakonshëm I zhvillimit ekonomik. Kjo jo vetëm nëpërmjet remitancave, që I kapërcejnë vlerën e 1 miliard eurove në vit, por edhe nëpërmjet ekspertizës dhe rrjetit të bashkëpunimeve. Por sa e madhe është diaspora shqiptare sot në botë? Dhoma e Biznesit të Diasporës ka publikuar shifrat përsa i përket shqiptarëve që jëtojnë jashtë dhe ndarjes gjinore të tyre. “Ende nuk ekziston një shifër plotësisht e saktë për diasporën shqiptare, për shkak të kompleksitetit që karakterizon këtë dukuri. Megjithatë, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, për vitin 2025, diaspora e re shqiptare llogaritet në rreth 2.25 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 49% e shtetasve shqiptarë gjithsej”, theksohet në postimin e...
Burimi:
kohajone.com