Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person mbeti i plagosur pas të shtënave me armë zjarri gjatë një sulmi të organizuar në një berberhane. Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet e atentatit, ku duken momentet e sulmit me armë automatike. “Të frikshme përmasat e sulmit me kallashnikovë në fshatin Rrilë të Lezhës. Fuqia e zjarrit ndaj berberhanes së Sokol Dacit, i plagosur rëndë, duket si një sulm kartelesh në Amerikën Latine. Vetëm Zoti, duket se u tregua i mëshirshëm, pasi bëri të mundur të shpëtohen nga vdekja e sigurt jetët e personave që ndodheshin brenda dhe jashtë berberhanes, në një hapësirë prej rreth 10 metrash katrorë. Në pamje shihet momenti kur dy...