Dalin fotot nga fëmijëria, Daily Mail: Ruben Saraiva, nga një djalë i qetë në rrethinat e Londrës në vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli

Dalin fotot nga fëmijëria, Daily Mail: Ruben Saraiva, nga një djalë i qetë në rrethinat e Londrës në vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli

Daily Mail ka publikuar detaje të reja në lidhje me Ruben Saraivën, vrasësin me pagesë të biznesmenit Ardian Nikulaj, i cili u dënua nga Gjykata e Lezhës me burgim të përjetshëm. Ruben Saraiva, i rritur në rrethinat e qeta të Londrës, sipas Daily Mail u kthye nga një djalë i qetë në një vrasës me pagesë për një familje kriminale shqiptare në Angli. Sipas gazetës britanike, një burim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve të Shqipërisë ka deklaruar për ta se Saraiva kërkon mbrojtje të rreptë, sepse ka marrë informacione se figurat e errëta të Mbretërisë së Bashkuar që financuan vrasjen e Nikulajt tani kanë vënë një shpërblim prej 500,000 euro për kokën e Saraivës, për të eliminuar rrezikun që ai të bëhet bashkëpunëtor i...