Dalin fotot e avokatit Cakrani nga spitali. Policia zbulon shkakun e dhunës
Policia e Vlorës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e kësaj të diele në një pikë karburanti, ku avokati Kujtim Cakrani u dhunua nga dy persona dhe për pasojë u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ngjarja është shënuar rreth orës 13:30, në rrugën Tranballkanike, gjatë kohës që avokati i ish presidentit Ilir Meta, 55-vjeç, ka qenë duke furnizuar automjetin me karburant. Dyshohet se konflikti ka nisur për shkak të pozicionit se si e kishte lënë avokati automjetin që sipas dy personave, me të cilët është konfliktuar, kishte bllokuar edhe automjetet e tjera. Dy personat, ende të paidentifikuar, e kanë goditur fizikisht ndërsa avokati është dërguar në spital. Policia thotë se nga veprimet e para hetimore...
Burimi:
sot.com.al