Ç’ndodhi me “One Albania”? Mijëra klientë në “black out”, ndërprerje masive
foto ilustruese-one albania TIRANË- Mbrëmjen e djeshme, mijëra abonentë të kompanisë celulare "One Albania" janë përballur me probleme në shërbimin e telefonisë dhe internetit. Sipas raportimeve të qytetarëve, prej më shumë se një ore telefonatat dhe lidhja me internetin nuk kanë funksionuar, duke krijuar vështirësi për përdoruesit e këtij operatori. Shumë abonentë kanë reaguar duke denoncuar mungesën e shërbimit për të cilin paguajnë pranë kompanisë "One Albania". Deri më tani nuk duhet se çfarë e ka shkaktuar këtë problem, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende një reagim publik apo njoftim zyrtar në lidhje me situatën dhe problemet e raportuara nga klientët. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që abonentët e "One Albania" përballen me ndërprerje të shërbimeve, pasi raste të ngjashme janë raportuar edhe më parë. Ndërprerje...
Burimi:
zeri.ai