“Çmontohet” grupi kriminal i armëve në Tiranë/ I sillinin nga Kosova dhe i magazinonin në Selitë, kapen nga kamerat e sigurisë
Goditet një grup kriminal që shiste armë zjarri në Tiranë, të trafikuara nga Kosova. Vihen në pranga 4 shtetas. Sekuestrohen 8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë), pjesë të ndryshme armësh, një armë gjahu, krehra dhe municion luftarak, 3 radio si ato të policisë, një jelek multifunksional dhe 9 celularë. Zbulohet në Selitë ambienti ku montoheshin dhe magazinoheshin armët e zjarrit. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 2-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Lockdown”. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në drejtimin e...
Burimi:
top-channel.tv