Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Çmimi i ulët i luleshtrydheve/ Fermerët e Fierit dalin në protestë: Asnjë ndihmë nga shteti, po falimentojmë

Fermerët e luleshtrydheve të zonës Frakull kanë dalë sërish në protestë këtë të hënë në aksin e autostradës Levan– Tepelenë. Ata ngrenë shqetësimin për çmimin e ulët të grumbullimit të lulështrydhes dhe mungesën e subvencioneve nga shteti. Sipas fermerëve protestues, aktualisht lulështrydhja po blihet nga pikat e grumbullimit me rreth 5 mijë lekë të vjetra për arkë, ndërsa grumbulluesit e shesin në treg u konsumatorëve deri në 12 mijë lekë të vjetra për arkë ( një arkë ka 9 vasketa, 2 kg, 250 lekë të reja kilogrami). Kjo diferencë e madhe, sipas tyre, tregon për abuzim të hapur në treg, ku fermerët mbeten më të dëmtuarit. Një tjetër shqetësim madhor i ngritur nga protestuesit është mungesa e mbështetjes financiare. Ata kërkojnë subvencione për bujqësinë, si...