Çmimi i naftës shtrenjtohet sërish, ja sa arrin vlera e saj për litër
Situata e tregut të karburanteve në Shqipëri paraqitet alarmante për xhepat e qytetarëve, teksa çmimi i naftës në pikat e pakicës ka kapur shifra rekord. Në një vëzhgim në terren të kryer këtë të hënë, vihet re se çmimet e naftës në pika të ndryshme variojnë nga 211 deri në 214 lekë për litër, ndërsa benzina tregtohet pranë nivelit të 199 lekëve. Ky shtrenjtim reflekton një ngurtësi të pashpjegueshme të tregut vendas, pasi në bursat ndërkombëtare nafta ka pësuar një rënie drastike prej rreth 9% vetëm brenda 24 orëve të fundit, duke zbritur në nivelin e 96 dollarëve për fuçi. Ndërkohë që bota po reflekton këtë ulje të ndjeshme, në Shqipëri kriza në Lindjen e Mesme po përdoret si “alibi” për të mbajtur çmime artificialisht...
Burimi:
sot.com.al