Çmimi i naftës/ Rama vazhdon talljen: Do të ndërhyjmë kur të kalohet tavani 220 lekë për litër

Çmimi i naftës/ Rama vazhdon talljen: Do të ndërhyjmë kur të kalohet tavani 220 lekë për litër

Kryeministri Edi Rama nga Asambleja e PS-së foli për çmimin e karburanteve, teksa 1 litër naftë po arrin shifra rekord. Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar qytetarët, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit por edhe Europës që kanë ndërhyrë në treg me paketa financiare. Rama vazhdon të flaësë me masa ,të cilat janë në një kohë të ardhmë dhe nuk dihet nëse do të bëhen ndonjëhere praktike. Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, ka parashtruar masat që do të marrë Qeveria në muajt në vijim, lidhur me çmimin e karburanteve në Shqipëri. Rama u shpreh se për çdo ditë që çmimi i naftës do të shkojë mbi 220 lekë për litër, do të ulet akciza me 20...