Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet. Nderohet zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet. Nderohet zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

Në rajonin e Lacios, në Itali u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimit “Fjala e Artë”, një event që vlerëson personalitete për kontributin e tyre në promovimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Gjatë ceremonisë u nderua Khalid Aljarman, zëvendësambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Itali, për angazhimin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe institucionale mes vendeve partnere. Çmimi iu dorëzua nga Simona Baldassarra dhe Qerim Çoku, të cilët në fjalën e tyre theksuan se bashkëpunimi mes Italisë, Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe është i qëndrueshëm dhe i konsoliduar, i mbështetur në marrëdhënie të forta politike dhe institucionale. Ata nënvizuan gjithashtu frymën e miqësisë dhe mirëkuptimit që karakterizon këto raporte, duke përmendur marrëdhëniet e mira mes liderëve dhe veçanërisht miqësinë...