CHAMPIONS/ Valverde me tripletë po turpëron City-in, PSG mund në 45 minutat e para Chelsea-n
Janë mbyllur pjesët e para në tri sfidat e mbrëmjes në UEFA Champions League, me gola dhe emocione të shumta. Real Madrid-Manchester City Në Santiago Bernabéu Stadium, Real Madrid po dominon përballjen ndaj Manchester City, duke udhëhequr 3-0 pas një pjese të parë spektakolare. Protagonisti absolut i këtij fraksioni ishte Federico Valverde, i cili realizoi një “hat-trick”. Mesfushori uruguaian zhbllokoi sfidën në minutën e 20-të, pas një topi të gjatë të portierit Thibaut Courtois. Valverde shmangu mbrojtësin e Cityt dhe më pas dribloi edhe portierin Gianluigi Donnarumma, duke dërguar topin në rrjetë. Vetëm shtatë minuta më vonë, në minutën e 27-të, Valverde realizoi sërish, këtë herë pas asistit të Vinícius Júnior. Mesfushori kompletoi “hat-trickun” në minutën e 42-të, pas një pasimi nga Brahim Díaz dhe...
Burimi:
kohajone.com