Çfarë po ndodh? Gjenerali: Irani bën luftë hibride, ja sa rrezikon Shqipëria

Çfarë po ndodh? Gjenerali: Irani bën luftë hibride, ja sa rrezikon Shqipëria

Gjenerali Dedë Prenga thotë se situata është kaq komplekse dhe e ndërlikuar sa askush nuk është i përjashtuar nga rreziku Iranian. “Edhe nëse nuk ndodh asgjë, ne tashmë në marrëdhënie me Iranin e kemi treguar dhe e dimë se në çfarë pozicioni jemi. Duke filluar nga ata që kanë ardhur në Durrës, duke vijuar me sulmin kibernetik që u realizua dhe në shkëputjen e marrëdhënieve diplomatike. Ne jemi tashmë në pozita të tilla, përsa kohë nuk kemi të vendosura reciprokisht marrëdhëniet diplomatike me Iranin”, tha fillimisht gjenerali në ”A2cnn”. Po ashtu Prenga shtoi: “Situata është kaq komplekse dhe e ndërlikuar sa askush nuk është i përjashtuar. Nuk jemi të rrezikuar në atë masë të paimagjinueshme, por unë do të thosha që nuk jemi të përjashtuar,...