Çfarë ndodhi në Teatrin e Vlorës, qyteti tre ditë pa ujë, bashkia organizoi mbrëmje gala për festat. Revolta e qytetarëve me zyrtarët e Bashkisë dhe Policinë

Çfarë ndodhi në Teatrin e Vlorës, qyteti tre ditë pa ujë, bashkia organizoi mbrëmje gala për festat. Revolta e qytetarëve me zyrtarët e Bashkisë dhe Policinë

Prej tre ditësh, qytetit të Vlorës i mungon uji dhe kjo gjë ka sjellë një revoltë të madhe nga qytetarët. Këta të fundit organizuan një protestë duke u futur në teatrin “Petro Marko”, aty ku organizohej një mbrëmje gala nga Bashkia me rastin e festave të fundvitit. Qytetarët u futën me forcë në sallën e teatrit dhe aty patën një përplasje të ashpër me policinë dhe zyrtarët e bashkisë, ndërkohë që në duar mbanin bidonë bosh dhe pankarta në shenjë proteste dhe revolte. Mbrëmja gala u ndërpre, me të ftuarit që dolën, ndërkohë që protesta vazhdon. Top Channel