Çfarë ndodhi mbrëmë në Vlorë, Policia e Shtetit ‘alarmon’ të riun
Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Vlorës. Një djalë i ri ka telefonuar Policinë, duke pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares. Sipas raportimeve në media, i riu ka deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij, por pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili thuhet se po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare. Nuk dihet ende përse policia i është vënë në ndjekje të riut, me makinë me xhama të zinj dhe pa logo zyrtare, megjithatë kjo situatë ka alarmuar dhe ka shkaktuar panik te i riu.
Burimi:
kohajone.com