Çfarë ndodhi mbrëmë në Sarandë? Të shtëna me armë zjarri, policia gjen 3 gëzhoja në vendngjarje
Foto ilustruese SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Sarandë, në Lagjen nr.1 të qytetit. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se arma është shkrepur në ajër. Në vendin ku janë dëgjuar të shtënat policia ka gjetur 3 gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ende nuk ka detaje lidhur me këtë ngjarje, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin e personit/ve të përfshirë dhe zbardhjen e plotë të rrethanave./ZËRI
Burimi:
zeri.ai