Çfarë fshihet pas Lidl Albania?

Çfarë fshihet pas Lidl Albania?

Ermir Bajrami dhe Gzim Syla TIRANË- “Kush qëndron realisht pas Lidl, le ta zbulojnë gazetarët. Kjo skemë duhet ndalur,” u shpreh ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, teksa ngriti publikisht shqetësime lidhur me projektin e terminalit doganor të Lidl në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një rast që kërkon hetim të thelluar publik dhe institucional mbi mënyrën e zbatimit të ligjit për investimet strategjike. Duke i qëndruar pyetjes së Ahmetajt rezulton se "Lidl Shqipëria" SH.P.K. ka qenë duke operuar më herët nën emrin "LVM Real Estate Investments", me administrator Ermir Bajramin dhe Gzim Sylën.  Ermir Bajrami është prej vitit 2022, zëvendës president i ‘Lidl Kosova’ dhe ‘Lidl Albania’ dhe anëtar bordi në Lidl International. Më herët nga viti 2019-2021, Bajrami ka qenë Drejtor i Operacioneve të Shitjeve...