“Çështja Veliaj në fazë kyçe: Kushtetuesja pranon ankimin kundër burgimit”

“Çështja Veliaj në fazë kyçe: Kushtetuesja pranon ankimin kundër burgimit”

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare të ankimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, kundër masës “arrest me burg”. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, e mbyllur për mediat. Në nëntor të vitit të kaluar, ekipi i tij i mbrojtësve depozitoi një ankim në Gjykatë Kushtetuese, ku ai synon lirimin. Nga Kushtetuesja, Veliaj kërkon shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë për caktimin e masës “arrest në burg” ndaj tij. Sipas kryebashkiakut, vendimet janë dhënë në shkelje të Kushtetutës, pasi përgjatë procesve të caktimit të masës i është shkelur e drejta e procesit të rregullt ligjor e proporcionalitetit të masës...