Çështja “Bankers”/ SPAK përfundon hetimet, u komunikon akuzat të pandehurve (Emrat)
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet në lidhje me dosjen e Bankers. SPAK ka komunikuar akuzat ndaj ish-administratorit, Leonidha Çobo, Ritvan Zotos, Elvira Plakut, si dhe tre ish-punonjësve të Ministrisë së Financave. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre, vjedhje për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe pastrim parash. Hetimet kanë nxjerrë në pah se personat blinin toka dhe më pas i jepnin me qira me çmime të larta kompanisë “Bankers”. Çështja ishte më parë pushuar nga Prokuroria e Fierit, por më pas është rihapur nga SPAK. Hetimet për aferën e “Bankers” vazhdojnë ende, ndërsa prokuroria pritet të marrë masa të mëtejshme ndaj të përfshirëve.
Burimi:
gijotina.com