Çështja Balluku ‘vuloset’ nesër! PD protestë para Kuvendit, Policia merr përsipër tubimin

Çështja Balluku ‘vuloset’ nesër! PD protestë para Kuvendit, Policia merr përsipër tubimin

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Partia Demokratike ka njoftuar Policia e Tiranës për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, në orën 10:00, para Kuvendit të Shqipërisë. Ndryshe nga dy protestat e fundit të opozitës, Policia ka marrë përsipër garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të paralajmëruar. Sipas policisë, janë marrë një sërë masash me qëllim garantimin e rendit. Në kuadër të këtyre masave, ditën e nesërme do të kufizohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit në rrugën Rruga George W. Bush, pranë Parlamentit. Autoritetet bëjnë të ditur se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimesh, policia ka parashikuar devijimin e automjeteve në rrugë alternative për të...