Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

Ceremonia e vitit të ri gjyqësor, Sadushi: Drejtësi e pavarur dhe e përgjegjshme

Në Gjykatën e Lartë po mbahet ceremonia e hapjes së vitit të ri gjyqësor. Kryetari, Sokol Sadushi mbajti fjalën hapëse ku tha se drejtësia duhet të jetë “e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raport me qytetarin.” “Në këtë frymë, i drejtohemi njëkohësisht qytetarëve, profesionistëve të ligjit dhe institucioneve të Republikës, jo për të komentuar çështje konkrete, por për të riafirmuar parimet që duhet të udhëheqin drejtësinë. Që në fillim duhet ta themi qartë. Ky është një angazhim publik, i thjeshtë në formulim, por thelbësor në përmbajtje. Drejtësia duhet të jetë e pavarur në vendimmarrje, e përgjegjshme në standarde dhe e denjë në raport me qytetarin.” Ai shtoi se pavarësia e drejtësisë është “garancia që qytetari të ketë një gjykim të paanshëm...