“Cënohet liria e shprehjes së deputetëve”, Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve parlamentare

“Cënohet liria e shprehjes së deputetëve”, Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve parlamentare

Gjykata Kushtuese vendosi të pranojë  kërkesën e deputetëve të PD për shfuqizimin e vendimit të rregullores së Kuvendit, që lidhet me numrin e Komisioneve Parlamentare, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha. “Gjykata u mblodh në datën 23.02.2026 dhe pasi mori në shqyrtim pretendimet e palëve, vlerësoi se sa i takon themelit të pretendimeve të kërkuesit, duhet vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 57/2025, për shkak të cenimit të parimit të demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shprehjes së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e aktit objekt shqyrtimi. Gjithashtu Gjykata vendosi që efektet e këtij shfuqizimi hyjnë në fuqi 30 ditë pas botimit të vendimit në Fletoren Zyrtare, në...