Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Minxhozi: Vendimi, piketë madhore në përcaktimin e disa kufijve

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/ Minxhozi: Vendimi, piketë madhore në përcaktimin e disa kufijve

TIRANË- Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë padisë së një personi, i cili ishte ankuar se SPAK dhe GJKKO, pas sekuestrimit të celularit, i kishin marrë dhe përdorur të gjitha të dhënat personale, që kishin gjetur në aparat. Kushtetuesja e ka quajtur këtë shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privacisë dhe ka urdhëruar përdorimin vetëm të komunikimeve për çështje në hetim, të cilat do të përcaktohen si të tilla paraprakisht me vendim gjykate, duke i vënë kështu një vijë të kuqe kufizuese SPAK-ut dhe GJKKO-së. I ftuar në një emision televiziv, analisti Skënder Minxhozi e cilësoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një reflektim të një niveli të lartë juridik. Sipas tij, bëhet fjalë për një çështje që ka shkaktuar debate të forta...