Celibashi pret drejtuesen e KIE në Tiranë: Forcim i standardeve zgjedhore dhe integritetit institucional
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuesen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, ambasadoren Giulia Re. Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në ecurinë e projekteve të përbashkëta ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillit të Europës, të cilat synojnë forcimin e standardeve zgjedhore dhe rritjen e integritetit institucional në vend. Palët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues dhe ndanë të njëjtin vullnet për intensifikimin e kontakteve dhe thellimin e asistencës teknike, në funksion të adresimit të sfidave të ardhshme në administrimin zgjedhor. Në fokus të diskutimeve ishte gjithashtu rëndësia e rritjes së transparencës dhe besimit të publikut në proceset zgjedhore, përmes zbatimit të praktikave më të mira ndërkombëtare dhe forcimit të kapaciteteve institucionale.
Burimi:
kohajone.com