Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Çdo ditë i shemben rrugët/ Berisha: Kryehajduti gjen zgjidhjen, i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një postim në rrjetet sociale ironizoi kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se pasi akset e juglindjes janë shembur, ai po udhëton drejt Korçës me helikopter. Sipas Berishës, kjo tregon dështimin e qeverisë në infrastrukturë dhe shkëputjen nga realiteti i qytetarëve. “Kryehajduti gjen zgjidhjen, pasi akset e juglidjes janë shembur ai i hipën helikopterit për të shkuar në Korçë”, shkruan Berisha. Kryeministri Edi Rama niset drejt Korçës për inaugurimin e Polit të Dijes, ndërsa ata që jetojnë në juglindje duhet të përballojnë rrugë të çara dhe izolim total. Ndërsa qytetarët presin të lëvizin, zyrtari i lartë kalon mbi problemet e tyre, fjalë për fjalë. Për rrugët e çara të Ballukut Rama ka zgjidhje helikopterin, po qytetarët?