Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki
Prokuroria e Durrësit ka urdhëruar një ditë më parë sekuestrimin e dokumentacionit që lidhet me tenderin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen nga Bashkia e Durresit. Ky veprim vjen pas përmbytjeve të rënda që goditën Durrësin muajin e kaluar, duke shkaktuar pasoja të mëdha materiale dhe humbjen e një jete njerëzore. Në këto kushte, Prokuroria ka nisur hetimet për tre vepra penale: “Shpërdorim detyre”, “Shkatërrim prone nga përmbytjet” dhe “Shkatërrim prone nga pakujdesia”. Si pasojë e çarjes së argjinaturës së Erzenit, u përmbytën kryesisht fshatrat Katund i Ri, Sukth dhe Fllakë. Përveç tokave bujqësore, dëme të konsiderueshme pësuan edhe banesat e bizneset. Situata u bë edhe më tragjike me humbjen e jetës së Astrit Hysenajt, 54 vjeç, punonjës pastrimi pranë Bashkisë së Durrësit. Ai...
Burimi:
gijotina.com