Cara: Opozita s’mund të ketë më sjellje normale në Parlament, bllokimi i drejtësisë puç shteti
Deputeti i PD-së, Igli Cara thotë se nëse PS nuk voton për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, opozita nuk mund të ketë një sjellje normale në Parlament. Sipas Carës PD duhet të marrë masa më radikale dhe të forta për ta zhbllokuar situatën. “Padiskutim që ata me vota e bllokojnë procesin, por opozita në këtë rast nuk mund të ketë një sjellje normale në Parlament, kuptohet që ne do insistojmë fort, dhe nuk mund ta kalojmë sikur është një bllokim i një amendamenti, apo një ligji, bëhet fjalë për principin themelor të funksionimit të shtetit, të së drejtës, të ligjit. Në momentin që bllokohet edhe kjo, unë se kuptoj çfarë duhet të bëjë më opozita, por besoj që duhet të marrë masa më radikale,...
Burimi:
kohajone.com