Call Center-at mashtrues, Apeli i GJKKO liron 4 prej anëtarëve të rrjetit
Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë dhe ka lënë në ‘arrest shtëpie’ 4 prej anëtarëve të dyshuar të rrjetit të call centerave mashtrues, Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj. Ndërkohë Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupi. Këta persona, sëbashku me dy punonjësit Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi u arrestuan pasi SPAK dhe BKH mësynë në dy kulla luksoze në Tiranë për të goditur këtë rrjet, i cili dyshohet se kishte mashtruar qindra qytetarë europianë. Përveç dy punonjësve, 6 të tjerët ishin personat që transportuan pajisjet e Call Center nga kulla...
Burimi:
kohajone.com