Caktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Erion Veliajt, kush janë tre gjyqtarët

Caktohet trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Erion Veliajt, kush janë tre gjyqtarët

Është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Trupa do të përbëhet nga tre gjyqtare, kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa dy anëtaret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Kujtojmë që më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025. SPAK ka ngritur ndaj Veliajt 13 akuza, përfshirë: korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve në burg. Sipas prokurorisë, shumica e akuzave lidhen me korrupsion pasiv, në 9 raste që përfshijnë disa...