Caktohet seanca në GJKKO, më 9 mars nis gjyqi për Erion Veliaj, ja kush janë tre gjyqtarët specialë që kanë në dorë…
Më 9 mars do të nisë gjyqi për dosjen e kryebashkiakut Erion Veliajt. Gjyqtarja Engjellushe Tahiri ka caktuar seancën e parë të themelit në orën 09:30. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy realtorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj. Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje. Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie,...
Burimi:
sot.com.al