Çahet edhe asfalti i rrugës Skrapar-Përmet, bllokohet prej 3 orësh hyrja në qytet
PAMJE NGA VENDNGJARJA SKRAPAR-Një tjetër rrugë ka shfaqur problem në vendin tonë, ku për shkak të rrëshqitjes së dheut është çarë asfalti. Që prej mbrëmjes së djeshme raportohet se është çarë asfalti i aksit nacional Skrapar-Përmet. Rruga është çarë në mes dhe në një pjesë të mirë të saj është shembur. Çarja dhe dëmtimi i rrugës ka ndodhur në fshatin Rog Çepan, në afërsi të Përmetit. Prej 3-orësh raportohet se është e bllokuar hyrja në qytetin e Skraparit, pasi në fshatin Buzuq ka pasur shkarje të masiveve shkëmbor në rrugë, ku tashmë po punohet për heqjen e tyre nga aksi nacional.
Burimi:
zeri.ai