Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

Çahet asfalti në rrugën e Gjinarit, mirëmbahet nga firma që përfitoi miliona euro tender nga Balluku

Rruga pranë liqenit të Gjinarit, në territorin e Elbasan, ka pësuar dëmtime të konsiderueshme si pasojë e një rrëshqitjeje toke, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve dhe sigurinë e banorëve. Siç mund të shihet dhe në foton e mësipërme shtresa e asfaltit është çarë mes për mes, në një segment të rëndësishëm të këtij aksi, i cili shërben si lidhje për disa fshatra të Gjinar. Rruga përshkohet çdo ditë nga automjete private dhe mjete transporti, ç’ka e bën situatën edhe më shqetësuese. Çdo dëmtim i infrastrukturës jo vetëm që vështirëson lëvizjen, por rrit ndjeshëm edhe rrezikun për aksidente. Ndërkohë ky segment mirëmbahet nga kompania “Alko Impex Construction” me pronar Arbër Abazin, i cili akuzohej se mori miliona euro tendera nga Belinda Balluku. Sakaq banorët kërkojnë ndërhyrje të...