Çahet argjinatura e Semanit/ Qindra hektarë tokë dhe 20 banesa nën ujë, banorët humbin kontaktet me familjarët
Çarja e argjinaturës së lumit Seman, në disa segmente, ka përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore në fshatin Hasturkas në Libofshë dhe 20 banesa. Banorët të cilët kanë qëndruar përgjatë gjithë natës në gatishmëri shprehen të alarmuar nga situata. Përgjatë gjithë natës janë evakuuar 9 persona të cilët janë strehuar tek të afërmit e tyre, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar për fatin e të afërmve të tyre me të cilët kanë humbur kontaktet. Ndërkohë forcat e ushtrisë ndodhen me varka pranë zonës detare dhe pranë stallave të bagëtive për të evakuuar jo vetëm çobanët por edhe bagëtitë e rrezikuara. “Ne nuk po shikojmë më për bagëtitë, duam të shpëtojmë njerëzit, ata janë në det janë dy persona që ndodhen buzë detit atje ku kemi nxjerrë...
Burimi:
top-channel.tv