Çadra, një instrument gjenial dështimi!

Çadra, një instrument gjenial dështimi!

Nga Roland Lami Ideja e hedhur në media nga Partia Demokratike për një ngujim të mundshëm në çadrën e improvizuar para Kryeministrisë më 10 shkurt, si një formë radikalizimi e aksionit opozitar, nuk është një risi politike. Ajo është rikthim i një strategjie të konsumuar që politika shqiptare e ka testuar më parë pa sukses. Largimi nga institucionet dhe zëvendësimi i opozitarizmit parlamentar me protesta dhe ngujime në bulevard ka treguar jo një herë, por disa herë, se krijon më shumë zhurmë sesa qartësi politike. Për më tepër, shërben për të përmbushur llogaritë e liderit mbi interesin e partisë dhe zhvendos vëmendjen nga përballja ideore drejt improvizimit dhe tensionit politik. Ironia është se kjo strategji është kritikuar dikur nga vetë ideatori i saj, Sali Berisha,...