Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Bylykbashi në asamblenë e OSBE: Korrupsioni dhe kapja e drejtësisë po cënojnë rëndë demokracinë në Shqipëri

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi , gjatë fjalës së tij në sesionin “Të drejtat e njeriut si bazë për sigurinë” në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në Vienë,  denoncoi korrupsionin, bllokimin e drejtësisë, ndikimin e krimit të organizuar dhe shkeljet e standardeve zgjedhore nga qeveria e Edi Ramës. Ai theksoi se korrupsioni në Shqipëri mbetet një shqetësim madhor dhe përpjekjet e fundit të prokurorëve për të hetuar raste të nivelit të lartë, përfshirë zëvendëskryeministren Belinda Balluku, janë penguar. “Korrupsioni mbetet një shqetësim madhor. Përpjekjet e fundit të prokurorëve për të hetuar raste të nivelit të lartë, përfshirë Zëvendëskryeministrin, janë penguar, ndërsa nisma legjislative synojnë të bllokojnë prokurorët e posaçëm”, ka deklaruar ai. Ai theksoi se këto fenomene po ngushtojnë hapësirat demokratike dhe po krijojnë destabilitet...