Bushati: Mashat që dikur i përdorte Rama, tani po i përdorin europianët ose amerikanët

Bushati: Mashat që dikur i përdorte Rama, tani po i përdorin europianët ose amerikanët

Analisti Andi Bushati, ngre pikëpyetje nëse SPAK po vepron si një institucion i pavarur, apo nëse veprimet e tij janë të dirigjuara nga interesa politike. Sipas tij, struktura antikorrupsion, ka funksionuar më shumë si një instrument në shërbim të interesave politike. Për Bushatin, goditja ndaj figurave të larta si Balluku shihet si një sinjal se “padroni” apo kontrolli mbi disa prokurorë të SPAK mund të ketë ndryshuar. ”Në qoftë se SPAK-u, ne kemi rënë dakord një pjesë këtu që ka qenë në duart e Ramës, fakti që shkoi goditi Ballukun, tregoi që diçka ka lëvizur. Mashat që dikur i përdorte Rama, tani mund t’i përdori dikush tjetër. Mund të jetë europian, mund të jetë amerikan, nuk e di, s’kemi fakte për t’i vënë emër. Por,...