Bushati dhe Marc DeVos në Public Square: Europa po hyn në një fazë të re forcimi strategjik përballë krizave globale
Në Public Square, Ditmir Bushati diskuton me Marc DeVos, themelues i “Itinera” think tenk, studiues, akademik me një eksperiencë të gjerë që mbulon Bashkimin Europian, globalizimin dhe ekonominë si dhe profesor në Universitetin e Ghent-it Belgjikë. Bushati dhe DeVos analizojnë perspektivën e projektit europian në kushtet e transformimeve të thella gjeopolitike që po ndikojnë kontinentin europian. Gjatë intervistës, DeVos theksoi se Europa po përballet njëkohësisht me agresionin e Russia në lindje, me konkurrencën ekonomike të Kinës dhe me ndryshimet strategjike në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DeVos argumenton se këto sfida nuk do ta dobësojnë Bashkimin Europian, por do ta shtyjnë atë drejt një forme të re integrimi më të fortë. Sipas DeVos, modeli europian i ndërtuar mbi tregun, normat dhe fuqinë e...
Burimi:
kohajone.com