Bullgaria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria në vendin e 13-të

Bullgaria fiton “Eurovisionin”, Shqipëria në vendin e 13-të

Bullgaria është shpallur fituese e edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest 2026. Duke u përballur në fund me Izraelin që u rendit i dyti, Bullgaria ka triumfuar falë votës së publikut dhe duke rrëmbyer trofeun. Shqipëria, e përfaqësuar nga Alis Kallaçi me këngën “Nan”, arriti të sigurojë një vend në finale dhe e mbylli garën në vendin e 13-të me 145 pikë në total. Nga televotimi i publikut, Shqipëria mori 85 pikë, duke konfirmuar mbështetjen e diasporës dhe audiencës europiane për performancën shqiptare. Pikët maksimale për Shqipërinë erdhën nga Portugalia, e cila i dha vendit tonë 12 pikë, ndërsa Mali i Zi e vlerësoi me 10 pikë. Ndërkohë, Greqia i akordoi Shqipërisë vetëm 1 pikë, ndërsa Italia 0 pikë. Nga ana tjetër, juria dhe...